Lajçi: Pjesëmarrja e LDK-së në procese, e domosdoshme

23 korrik 2018 | 19:04

Driton Lajçi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka konsideruar të domosdoshme prezencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në proceset politike nëpër të cilat është duke kaluar vendi.

“Prezenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në procese është e rëndësishme. Është e domosdoshme për shkak të seriozitetit, për kah prezenca e numrave, historia që ka, etj”, ka thënë Lajçi në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

Përkundër se PDK-ja është e gatshme për gjithçka nga e cila përfiton Kosova, Lajçi ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje në këto dy vjet të cilët i ka quajtur si “vite të dialogut”.

“Viti 2018-2019 është vit i dialogut. Nuk besoj se ata do të lejojnë, dhe nuk besoj se ne kemi luks ta shpërndajmë energjinë për zgjedhje, përderisa e kemi përfundimin e dialogut me Serbinë”, ka thënë Lajçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile përmes një deklarate për medie…