Lajm i keq për Unitedin, Martinez mungon tre muaj

02 tetor 2023 | 14:01

Sikur mos të mjaftonte humbja në fundjavë nga Crystal Palace (0-1), Manchester United ka marrë edhe një tjetër lajm të keq. Mbrojtësi Lisandro Martinez do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të jetë jashtë fushë për tre muaj.

25-vjeçari argjentinas kishte pësuar një lëndim në edicionin e kaluar dhe ky lëndim nuk do të kalojë pa ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një frakture në këmbë.

Me Lisandron jashtë, Ten Hag është i detyruar të vijojë dhe t’i besojë qendrën Varanes dhe Lindelofit, derisa ky i fundit mund të zëvendësohet me Maguire apo Jonny Evans.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës, i përfaqësuar nga prorektorja Basha Jakupi, merr…