Lajm i mirë: Përmirësohet gjendja e 23-vjeçares që u lëndua nga kulmi i objektit të komunës së Prishtinës

02 shkurt 2024 | 15:41

Muajin e kaluar një qytetare ishte lënduar rëndë pas rënies së kulmit të objektit të komunës së Prishtinës.

Që nga atëherë, qytetarja e cila është motra e deputetes së LV-së, Fjolla Ujkani, është duke u trajtuar në QKUK.

Në një përgjigje për “Telegrafin”, Shaqir Uka, shef i mjekimit intenziv në QKUK, ka njoftuar se gjendja e qytetares është stabile.

“Gjendja është stabile, por ka ende nevojë të marrë trajtimin mjekësor edhe më tutje në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare. Sa i përket parametrave vital prezantohet të jetë realisht stabile për momentin. Ne kemi arritur që ta lirojmë nga aparatura mjekësore e frymëmarrjes. Pacientja ka nevojë edhe më tutje të monitorohet dhe të marrë trajtimin në njësinë e Mjekimit Intensiv edhe në ditët e ardhshme”, ka thënë Uka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver…