Ndalimi i dinarit, Varhelyi shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës

02 shkurt 2024 | 15:23

Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka shprehur keqardhje për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Varhelyi është shprehur se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak.

“Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, ka shkruar ai në platformën “X”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga Evropiane pritet që të marrë udhë në vitin 2025.…