Superliga Evropiane fillon në vitin 2025, Laporta zbulon klubet pjesëmarrëse

02 shkurt 2024 | 15:23

Superliga Evropiane pritet që të marrë udhë në vitin 2025. Për këtë gjë është i bindur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili deklaron se pavarësisht sfidave të shumta, vendimi i Gjykatës Evropiane për Drejtësi ka hapur rrugën për kompeticionin më të ri për klube. Laporta deklaroi se në fillim të rrugëtimit në Superligën Evropiane nuk do të jenë klubet angleze, teksa nuk ngurroi të zbulojë edhe emrat e disa skuadrave që do t’i bashkohet rrugëtimit.

“Superliga Evropiane do të nisë brenda 2025-ës dhe në fillim të rrugëtimit nuk do të jenë klubet angleze. Ato e kanë tashmë një Superligë, që është kampionati anglez. Do të jenë Reali e Barcelona, 4 klubet italiane si Interi, Milani, Roma e Napoli, francezët e Marseille, portugezet Porto, Benfica e Sporting Lisbona, holandezet Ajax e PSV dhe belget e Brugge dhe Anderlecht”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

Laporta solli në vëmendje faktin se ai që sot është kompeticioni më i rëndësishëm në Evropë, Ligën e Kampionëve, nisi me më pak skuadra në 1955-ën dhe me shumë skepticizëm, për të arritur në nivele të jashtëzakonshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ahmet Qeriqi  Mjeku  i njohur edhe  shkrimtar, Aziz Mustafa,…