Lajm i mirë, qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet e nënshkruara në kohën e qeverisë Hoti

20 shtator 2021 | 19:18

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se vendimi i sotëm i MPB-së për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin e ka nënshkruar sa ishte ministër më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS.

Veliu ka thënë se njëkohësisht vendimi i sotëm vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.

“Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u…