Lajm i mirë për Bayernin dhe Gjermaninë, Neueri fillon stërvitjet

05 prill 17:39

Ylli i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka nisur stërvitjen me topin për herë të parë prej më shumë se gjashtë muajsh.

Portieri i gjigandëve bavarezë dhe i kombëtares së Gjermanisë kalon kësisoji në një etapë të rëndësishme të riaftësimit të tij, teksa ka më shumë se gjashtë muaj larg fushave, si pasojë e një lëndimi dhe operacioni në këmbë.

Gjermani ndërkombëtar përfundoi një seri stërvjesh, në një seancë të zhvilluar në terrenin e trajnimit të “Sabern Strasse”, të Bayernit, të enjten, raporton “Telesport”. 32-vjeçari rifilloi vetëm duke dalë jashtë javën e kaluar, pasi ishte lënë anash, që nga mesi i shtatorit, pas operacionit që kreu për një problem “metatarsal”.

“Për herë të parë, në më shumë se gjashtë muaj, Manuel Neuer ka përfunduar një seancë të lehtë trajnimi të dedikuar dhe me besim i ka mposhtur qëllimet e tij, – tha Bayern Munich nëpërmjet faqes së vet zyrtare në internet. – Numri një i FCB rifilloi të vraponte të martën e kaluar, ndërsa tani ai është kthyer në punën me topin”.

 

Sven Ulreich e ka zëvendësuar në mungesë portierin Neuer, por shpresohet që ish-ylli i Schalke të kthehet para fundit të sezonit të Bundesligës. Jupp Heynckes do të përballet me Augsburg të shtunën, duke kërkuar një fitore, e cila do të jetë e mjaftueshme për të siguruar titullin kampion.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i rrethanave politike, njëherësh drejtor ekzekutiv i Këshillit për…