Kurti shkarkon Avdullah Hotin

26 mars 2020 | 00:14

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hotin.

Këtë vendim e ka marrë të mërkurën pas mesnate, jo shumë kohë pas miratimit të mocionit të mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë e tij.

“Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruan në vendimin e shpërndarë për medie, teksa bëhet e ditur se ai hyn në fuqi pas nënshkrimit nga kryeministri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri,…