Lajmi i fundit: Arrihet koalicioni LV-LDK

02 shkurt 2020 | 09:59

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, në një konferencë për media sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kanë bërë me dije se kanë arritur koalicion.

Kurti ka thënë se marrëveshja është nënshkruar me LDK-në.

Ai ka thënë se LDK-ja do ta drejtojë Kuvendin.

Lideri i LV-së ka bërë me dije se Glauk Konjufca do të bëhet pjesë e ekzekutivit.

Kurti ka theksuar Qeveria nën drejtimin e tij do të ketë 15 ministri.

Gjashtë ministri do të ketë LV-ja dhe gjashtë LDK-ja, ndërkaq minoritetet do të kenë tri ministri.

“Ne sot u takuam me kryetarin Isa Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër për ta zgjedhur qeverinë e re dhe në këtë mënyrë ta jetësojmë ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne tash me kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha, përveç për harmonizimin të programit edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku ne do të bashkëqeverisim”, ka thënë i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti.

Ndërkaq lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e postit të presidentit do të diskutohet kur të vije koha e zgjedhjes.

Të dy liderët nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth marrëveshjes, madje gazetarët nuk kanë pasur qasje për të përcjell nënshkrimin e marrëveshjes LV-LDK.

Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LV-ja dhe LDK-ja.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se është një nga vendet më të fuqishme të…