LAJMI I FUNDIT: CNN raporton se Biden ka fituar zgjedhjet në SHBA

07 nëntor 2020 | 17:39

Gjiganti amerikan i medias, “CNN” sipas projeksionit të vet e ka shpallur Joe Biden fitues të zgjedhjeve në SHBA.

Fitorja e Biden sipas CNN vjen pas triumfit të tij në Pensylvania, raporton CNN.

Pensylvania ka 20 vota elektorale teksa me të njëjtat, Biden arrinë në 273 sosh, nga 270 sa i duheshin për të fituar.

Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021.

Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka konfirmuar se Casemiro dhe Hazardi kanë rezultuar…