
‘Lajmi nga Qeveria për rritjen e pagës minimale më ka motivuar për të punuar për sektorin privat’
15 mars 2019
| 22:47
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin.
Dreshaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ndihet i motivuar për premtimin e Qeverisë për rritje të pagës minimale në vend.
“Ndodhem në Berlin për vizitë dy ditore. Besoj në takime të frytshme me biznesmenë të njohur dhe përfaqësues të miqëve tanë nga Gjermania.
Lajmi nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pagës minimale më ka motivuar edhe më shumë për të punuar për sektorin privat dhe fuqinë punëtore që në Kosovë deri tani ka qenë shtresë e injoruar”, ka shkruar Dreshaj.