Lajmi që shokoi botën, stjuardesa që mbijetoi nga një rënie prej mbi 10 mijë metrash, pa parashutë…

27 prill 2026 | 14:24

Në vitin 1972, 23-vjeçarja, Vesna Vulović, pjesë e ekuipazhit të një fluturimi të Yugoslav Airlines, ndodhej në bord kur një shpërthim në ajër e copëtoi avionin në një lartësi prej 10,160 metra.

Të gjithë pasagjerët dhe pjesa tjetër e ekuipazhit humbën jetën. Ajo ishte e vetmja që mbijetoi, pas një rënieje mbi 6 milje, pa asnjë mjet mbrojtës. Mbijetesa e saj erdhi nga një sërë rastësish të rralla, ajo mbeti e bllokuar nga një karrocë ushqimi në pjesën e pasme të avionit, e cila qëndroi relativisht e paprekur dhe funksionoi si një lloj “kapsule mbrojtëse” gjatë rënies.

Rrënojat përfunduan në një shpat mali të mbuluar me pyje dhe dëborë, duke zbutur ndjeshëm goditjen fatale. Por jo vetëm kaq, edhe trupi i saj luajti rol kyç. Mjekët zbuluan se ajo kishte tension të ulët gjaku, gjë që bëri që të humbiste ndjenjat menjëherë pas dekompresimit të kabinës. Kjo mund ta ketë shpëtuar zemrën e saj nga stresi ekstrem i rënies.

Edhe pse pësoi fraktura në kafkë, këmbë të thyera dhe paralizë të përkohshme, rikuperimi i saj ishte i jashtëzakonshëm. Brenda 10 muajsh, ajo arriti të ecë sërish. Sot, rënia e saj nga 10,160 metra mbetet rekord botëror si mbijetesa nga lartësia më e madhe pa parashutë, një histori që sfidon çdo logjikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur fajtor ish-zyrtaren…