Lajpcigu dhuron spektakël dhe kap vendin e dytë, ja të gjitha rezultatet

09 nëntor 2019 | 17:53

Kanë përfunduar pesë sfidat që nisën në orën 15:30 në Bundesligën gjermane, aty ku bie në sy fitorja e Lajpcigut, në transfertë ndaj Hertës së Berlinit.

Lajpcigu ka reaguar shumë mirë, pas golit të pësuar në minutën e 32-të, dhe ka arritur të përmbysë shifrat, duke arritur në rezultatin final 2-4.  Verner x2 , Sabitzer dhe Kempl, kanë qenë autorët e golave për miqtë. Ndërkaq me këtë trepikësh, Lajpcigu ka shkuar në kuotën e 21 pikëve, në vendin e dytë.

Në një barazim spektakolar janë ndarë Shalke dhe Dyseldorf, që kanë shënuar 6 gola dhe kanë marrë vetëm nga një pikë.

Ndërsa Unioni i Berlinit ka fituar ndaj Maincit me rezultatin 1-3.

Skuadra e Gjasulës, Paderborni ka humbur nga Augsburgu 0-1, me mesfushorin shqiptar që humbi penallti.

Rezultatet e sotme:

Herta Berlin-Lajpcig    2-4
Mainc- Union Berlin    2-3
Paderborn- Augsburg  0-1
Shalke- Dyseldorf         3-3

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mehmet Prishtina Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të…