Lajthitja e Agollit dhe çetniku Bulatoviç

08 gusht 2021 | 08:49

Blerim Latifi

Në vitin 1988 në qytetin Bor të Serbisë ishte organizuar një takim i shkrimtarëve të Ballkanit.

Të gjithë ishin aty, përjashto shkrimtarët nga Kosova, të cilët nuk ishin ftuar. Nga Shqipëria merrnin pjesë Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.

Gjatë zhvillimit të takimit kryetari i shoqatës së shkrimtarëve serbë, Miodrag Bulatoviç, e ngriti në qiell vlerën e poezisë së Agollit dhe ky, siç duket i prekur nga fjalët e tij, aty për aty i bëri ftesë Bulatovićit që të vizitonte Shqipërinë. Bulatoviçi e pranoi me kënaqësi ftesën.

Ishte pikërisht ky Bulatoviçi, i cili vetëm pak kohë më parë, gjatë grevave të minatorëve të Trepçës, kishte kërkuar publikisht dërgimin e tankseve në Kosovë për të shtypur shqiptarët, e madje kishte shprehur dëshirën që ai personalisht të drejtonte njërën prej tyre.

Vetëm kur u kthye në Tiranë, Agolli do të merrte vesh se njeriu, me të cilin kishte kaluar aq mirë në Bor, ishte një nga nxitësit më të mëdhenj publik të urrejtjes kundër shqiptarëve të Kosovës në Serbi. Kështu vizita e tij në Shqipëri nuk u realizua kurrë dhe shkrimtarët e Shqipërisë nuk udhëtuan kurrë më në takimet letrare të Borit.

M’u kujtua kjo ngjarje, derisa po lexoja reagimin e Bashkisë së Korçës se nuk e kanë ndërmend të anulojnë ftesën për Bregoviçin. Problemi është se në Shqipëri nuk e njohin aq sa duhet Serbinë, ndërsa Serbia nuk ka probleme me pjesën e kombit shqiptar brenda kufijve të Shqipërisë londineze.

Problemi dhe obsesioni fashist i Serbisë është si të mos lejojë që pjesa e kombit shqiptar që quhet Kosovë, t’i përkas atij. Natyrisht, e gjithë kjo është paksa e randë për t’u kuptuar nga mendja lokale e një drejtuesi bashkie në jug të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa qytetarë të Korçës kanë paralajmëruar protestë paqësore për të…