
Lakersat mposhtin Portlandin, vijon kriza për Brooklynin
Skuadra e Lakersat rikthehet te fitorja pas katër humbjeve radhazi, duke mundur me vështirësi me rezultat 99-94 Portlandin, dy ekipe që luftojnë për një vend në “play-off” në Perëndim.
Sërish mungoi LeBron James, ndërkohë që diferencën në fushë e bëri Anthony Davis, me 30 pikë e 15 rebound, mbështetur edhe nga Carmelo Anthony me 24 pikë. Vijon kriza e Brooklyn, që pësoi humbjen e gjashtë radhazi në kampionat, duke zbritur në vendin e gjashtë në Lindje. Nets u mundën sot 112-101 nga Sacramento (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për vendasit). Fiton me vështirësi edhe Utah Jazz, që mundi me rezultat 108-104 Denverin, dy ekipe që luftojnë për “play-off”-in.
Vijon momenti i mirë për Memphisin, që mundi 120-108 New York jashtë fushe. Për miqtë u dallua Jackson me 26 pikë e 10 rebound. Luka Donqiq realizoi 40 pikë e 10 asistime për Dallasin, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Dallas u mund 120-114 pas kohës shtesë në shtëpi nga Sacramento (Dort 30 e Mann 29 pikë).
Rezultatet
Indiana – Orlando 118-119
Philadelphia – Washington 103-106
Boston – Charlotte 113-107
New York – Memphis 108-120
Houston – Cleveland 115-104
Dallas – Oklahoma 114-120
Sacramento – Brooklyn 112-101
Utah Jazz – Denver 108-104
Lakers – Portland 99-94