Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, por do të vazhdojmë me rritjen e pagave

03 shkurt 2022 | 12:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Ai ka replikuar me një qytetar përmes një postimi në llogarinë e vet “Facebook” pasi donte të dinte arsyen përse qeveria duhet të vendosë një çmim të lartë ndërsa Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.

Në përgjigjen e tij, Rama i tha se rritja e çmimit të naftës nuk është problem vetëm i Shqipërisë, ndërsa për pagat theksoi se do të ketë sërish rritje.

“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar me larg, ndërkohë që siç kam premtuar ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart! Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj si në kohën e Sudës, prandaj duhet punë e durim, për t’u ngjitur me këmbë në tokë s’ka asnjë rrugë tjetër të sigurt”, përgjigjet kryeministri, Edi Rama.

Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit. Rritja ka vijuar edhe për benzinën.

Aktualisht, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve benzina tregtohet për rreth 195 lekë për litër duke shënuar një shtrenjtim të ngjashëm me naftën, teksa nuk ka ndalur shtrenjtimin as çmimi i gazit. Ky i fundit në disa nga karburantet shitet për rreth 94 lekë për litër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë ka pranuar donacion një karrocë elektrike nga…