Lakersat sigurojnë yllin e Brooklynit, synojnë edhe talentin e Atlantas

20 shkurt 2024 | 12:52

Skuadra e Lakersave po bën një merkato të fuqishme këtë periudhë, për të ndërtuar një ekip të fortë dhe që mund të pretendojë për titullin kampion në NBA.

Për momentin ekipi kalifornian është në zonën “play-out” në Konferencën e Perëndimit, zonë ku ishte edhe vjet e më pas shkoi deri në finalet e kësaj Konference. Së fundi, Lakersat kanë siguruar basketbollistin 30-vjeçar Spencer Dinwiddie, që erdhi nga Brooklyn.

Një basketbollisti me përvojë, që ka luajtur me disa skuadra në NBA dhe që do t’i japë më shumë forcë Lakersat. Por kalifornianët nuk do të ndalen këtu, pasi objektivi kryesor është ai i transferimit të organizatorit Trae Yong, që luan me Atlanta. Ai pritet të jetë ylli i tretë i ekipit, por nuk dihet nëse transferimi mund të kryhet që në shkurt apo verën e ardhshme.

Pas ndeshjes së “All Star Game”, kampionati për momentin është disa ditë pushim dhe skuadrat janë duke kryer disa manovra në merkato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artist Estrade Leonora Jakupi shpall të pavlefshme certifikatën e Biznesit…