
Lama, Gërvallës: Në politikë të jashtme s’thuhen të metat e vendit, atë e bëjnë kundërshtarët
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, i ka thënë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla se në politikën e jashtme nuk thuhet të metat e Kosovës, pasi sipas sa atë e bëjnë Serbia dhe Rusia.
Lama në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kryediplomat nuk duhet t’i shoh gjerat vetëm “bardh dhe zi”.
Më tutje, ajo i ka thënë Gërvallës se Gjykata Speciale nuk është punë e saj.
“Në politikën e jashtme nuk thuhen të gjitha të metat për vendin tënd sepse ka kush t’i thotë; atë e bëjnë kundërshtarët e në rastin e Kosovës armiqtë shumë të ashpër e të fuqishëm si Serbia e Rusia. Nëse i thua, ua ke mbyllur gojën të gjithë ambasadorëve të tu, i ke vënë me shpatulla pas murit përballë kundërshtarëve”, ka shkruar Lama.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Alma Lamës:
Nje keshille publike per ministren e jashtme te Kosoves
Duke vazhduar te besoj fuqishem se askush nuk meriton te lincohet, pra as ju po ju them:
Edhe pse nuk mund te evitohet plotesisht, ministrat e jashtem nuk merren me politike te brendshme, prandaj mos u perziej.
Vleresoje postin qe te eshte dhene per ta perfaqesuar Kosoven ne arenen nderkombetare, per te bere avokaten e saj, jo per ta sulmuar per krim e korrupsion.
Ne politiken e jashtme nuk thuhen te gjitha te metat per vendin tend sepse ka kush t’i thote; ate e bejne kundershtaret e ne rastin e Kosoves armiqte shume te ashper e te fuqishem si Serbia e Rusia.
Nese i thua, ua ke mbyllur gojen te gjithe ambasadoreve te tu, i ke vene me shpatulla pas murit perballe kundershtareve.
Deri tani nuk e ke kuptuar kete rol, shpresojme te permiresohesh.
Gjykata Speciale nuk eshte pune e jotja. Kur shteti yt do te sulmohet per kete, duhet ta mbrosh, duke thene se Kosova ka treguar gadishmeri per denimin e krimeve te luftes duke e themeluar kete Gjykate, jo duke fajesuar ata qe e miratuan.
Ketu duhet te distancohesh nga qendrimi i Levizjes Vetevendosje qe mendon se themelimi i saj ishte gabim. Kosova duhet te pastrohet nga akuzat.
Gjykata Speciale tashme ka marre rrugen e saj dhe te gjitheve neve na mbetet te shohim a do te vertetohen akuzat e renda ndaj te arrestuarve.
Edhe nese vertetohen, pergjegjesia eshte individuale dhe jo e UCK-se qe ishte nje formacion ushtarak qe luftoi per liri, qe doli nga gjiri i nje populli te pushtuar e persekutuar per me shume se nje shekull nga Serbia.
Nie minister i jashtem nuk duhet te shohe vetem bardhe e zi, por te gjitha ngjyrat. E nje kryediplomat, ka per detyre qe t’i beje vendet e tjera te shohin ngjyrat me te bukura te vendit te tij.
Kaq per kete teme.