Operatorit Ekonomik i kthehen makinat mjelëse për fermerë për shkak që nuk i ka sjellë sipas kontratës

07 maj 2021 | 12:15

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka obliguar operatorin ekonomik të sjell makinat mjelëse për fermerë, ashtu siç e ka nënshkruar kontratën. Ky veprim ka ardhur pas rekomandimit të komisionit për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse dhe vërejtjes nga drejtoresha e DBPZHR, Anita Avdullahi se makinat nuk ishin sjellë siç janë në kontratë.

Për shkak që operatori ekonomik nuk i ka sjellë makinat sipas kontratës së nënshkruar mes Komunës së Drenasit dhe operatorit ekonomik, Komisioni për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse ka rekomanduar që makinat të kthehen dhe të sjellën ashtu siç janë të precizuara në kontratë e paramasë, pra të 40 litrave, e jo siç i kishte sjellë të 30 litërshe.

Ky veprim i drejtë e ligjor është si rezultat i zotimit të kryetarit Lladrovci për qeverisje llogaridhënëse e transparente dhe në respektim të plot të Ligjit.

Kryetari Lladrovci i bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që kanë nënshkruar kontrata me komunën e Drenasit, që t’i përmbahen të njëjtave, sepse nuk do të ketë asnjë kompromis dhe do të vazhdohet me punë meritore për qytetarët e komunës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL ka publikuar një raport cili tregon sa është…