Lëvizja FOL: KPK-ja dhe Prokurori i Shtetit realizuan planin e punës

07 maj 2021 | 12:11

Lëvizja FOL ka publikuar një raport cili tregon sa është realizuar plani i punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe të Prokurorit të Shtetit, për vitin 2020.

Të gjeturat tregojnë se këto dy institucione kanë arritur në mënyrë të konsiderueshme t’i realizojnë objektivat e caktuara.

Albana Hasani, hulumtuese në Lëvizjen FOL, në një tryeze të organizuar për publikimin e këtij raporti, ka thënë se të dhënat tregojnë se nga 177 aktivitete sa ishin paraparë të realizohen në planin e punës së KPK-së të vitit 2020, ky institucion ka arritur të përmbushë 143 prej tyre.

Sipas saj, 34 aktivitete të tjera nuk kishin arritur të finalizoheshin brenda kohës se paraparë në këtë plan, raporton “Ksp”.

Ndërsa sa i përket Prokurorit të Shtetit, nga 32 aktivitete të parapara janë realizuar 31 prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e medias sociale njoftoi se ka vendosur një opsion…