Lama: Haradinaj po e paguan çmimin që u pozicionua kundër skenarit të ndarjes së Kosovës

19 korrik 2019 | 17:03

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Ramush Haradinaj është duke e paguar çmimin që u pozicionua fuqishëm kundër skenarit të ndarjes së Kosovës.

“Ai ishte barriera më e fuqishme kundër këtij skenari. Populli i Kosovës duhet ta di se Vuçiqit i është premtuar veriu me gjithë Mitrovicë. Populli i Kosovës duhet t’i dalë zot territorit të tij dhe ta ndalë këtë skenar të errët me pasoja deri dhe në shuarjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ambasadorja Lama.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),…