
“Lamtumirë baba!” mes lotësh, mbesa dhe nipi përcjellin Kadarenë për në banesën e fundit
Lamtumirën e fundit gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, nipi dhe mbesa e tij ia kanë dhënë mes lotëve dhe dhimbjes së madhe të humbjes së gjyshit të tyre.
Në përcjelljen për në banesën e fundit, mbesa e shkrimtarit të madh është përlot teksa ka thënë: “Lamtumirë baba, ashtu si të kam quajtur gjithmonë!”.
Pas fjalëve të lamtumirës së mbesës, nipi i Ismail Kadaresë, ka recituar një poezi të gjyshit të tij të shquar në gjuhën frënge.
Shkrimtari i madh, Kadare u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit në Tufinë, ku do të prehet përkohësisht. Siç ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, shkrimtari i madh do të prehet aty përkohësisht, deri kur të jetë gati një banesë e fundit vetëm e tij.
Homazhet në nder të Kadaresë kanë nisur në orën 09:00 dhe zgjatën deri në 12:30 në TKOB, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë dhe personalitete të njohura. /tvklan.al