Lansohet platforma “Ambientalisti.info”

12 prill 2022 | 12:56

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka lansuar platformën Ambientalisti.info.

Kjo platformë dhe ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e aktivizmit qytetar në reformat mjedisore përmes një shoqërie civile aktive” e që mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

“Gjatë dekadës së fundit, mbrojtja e mjedisit nuk është konsideruar si prioritet në Kosovë. Për më tepër, përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse për çështjet mjedisore mbetet në ajër. Mungesa e gjithëpërfshirjes në procesin mjedisor është shqetësuese dhe më së shumti si rezultat i hezitimit politik për të përfshirë qytetarët në procese kaq të rëndësishme. Për shkak të problemeve të lartpërmendura, Kosova po ballafaqohet me qindra hidrocentrale, gurëthyes, objekte të tjera ilegale, të cilat kanë degraduar rëndë mjedisin dhe kanë ndryshuar jetën e njerëzve që jetojnë pranë tyre. Po ashtu, Kushtetuta e Kosovës parasheh që përgjegjësia për mbrojtjen e mjedisit është e të gjithëve dhe që qytetarëve t’u garantohet përfshirja në proceset vendimmarrëse që kanë të bëjnë me mjedisin ku jetojnë, ndërkohë që obligon institucionet publike që të angazhohen për garantimin e kësaj themelore. drejtë. Prandaj, me qëllim të informimit të rregullt dhe inkurajimin e përfshirjes qytetare në çështjet lidhur me mjedisin, është krijuar platforma ‘Ambientalisti’”, është bërë me dije në njoftimin e GLPS-së.

Kjo platformë vjen e ristrukturuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe përmban:

(1) Datat e debateve publike të planifikuara për t’u mbajtur për projekte që ndikojnë në mjedis si dhe njoftime të përditësuara;

(2) Njoftimet për konsultimet publike dhe afatet kohore;

(3) Dokumentacioni për çdo debat dhe konsultim publik në dispozicion për shkarkim;

(4) Kutinë e raportimit, ku qytetarët mund të dërgojnë komentet e tyre. Ju mund ta shfrytëzoni këtë kuti për të raportuar mbi parregullsitë lidhur me ambientin, dhe ne mund të ju udhëzojmë/këshillojmë për hapat që ju si qytetarë mund të ndërmerrni.

(5) Një pasqyrë e kuadrit legjislativ dhe strategjive në fuqi, duke ofruar njoftime në kohë reale për çdo ndryshim që ndodh në nivel kombëtar ose rajonal.

(6) Infografika të ndryshme lidhur me çështjet mjedisore.

“Qëllimi i platformës është që të bëhet një qendër informative për çështjet që kanë të bëjnë me aspektet mjedisore në Kosovë, dhe një vend ku qytetarët dhe komunitetet në mbarë Kosovën mund të informohen rregullisht dhe të inkurajohen për t’u përfshirë. Ambientalisti është i qasshëm në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Në të njëjtën kohë, ambientalistin mund të e gjeni dhe në rrjetet sociale, më saktësisht në Facebook”, theksohet në njoftimin për media të GLPS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Berndard Nikaj e ka…