Lansohet programi ‘Vizitat në shtëpi’ në Gjakovë

07 shkurt 2020 | 14:05

Lansohet programi ‘Vizitat në shtëpi’ në Komunën e Gjakovës.

Sipas një njoftimi për media të kësaj komune, falë lansimit të programit ‘Vizitat në shtëpi’ tani e tutje shumë nëna dhe fëmijë në këtë komunë  do të kenë shëndet dhe mirëqenie më të mirë.

Ky program realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë me përkrahje të UNICEF-it dhe Ambasadës së Luksemburgut si dhe mbështetet nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Të pranishëm gjatë lansimit ishin kryetari i komunës, Ardian Gjini, ushtruesi i detyrës së drejtorit të DSHMS-së, Ferdinand Kolaj, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, stafi i QKMF-së si dhe përfitues të programit.

Donatorët janë përkujdesur që për realizimin e vizitave, mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së t’ju sigurohet edhe një automjet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo pretendon se Juventusi i jep atij mundësi ta…