Lansohet projektin muzikor “Qyqek” i Anisa Veselit

05 mars 2021 | 18:04

Artistja e re, Anisa Veseli, tashmë ka filluar të bëhet edhe më e popullarizuar në tregun shqiptar.

Pas suksesit që pati me këngën “Foto Foto”, ajo ka realizuar tashmë edhe projektin e dytë.

“Qyqek” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës janë përkujdesur producentët Rrzoni dhe Pllumbi.

Tekstin e ka shkruar vet Anisa, kurse në klip ajo shihet me veshje plot stil, ndërsa vëmendje morën edhe lëvizjet e saj.

Ajo pati rastin që të tregojë talentin edhe një herë, përfshirë edhe atë në vallëzim.

Sidoqoftë kësaj, që nga lansimi, “Qyqek” ka filluar të dëgjohet menjëherë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anisa Veseli (@anisaveeseli)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem…