Lansohet sistemi informativ i tregut të punës

29 nëntor 2018 | 12:20

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, ka marrë pjesë në lansimin e Sistemit Informativ të Tregut të Punës.

Ai ka thënë se ky sistem ka për qellim t’i ofrojë punëdhënësve dhe punëmarrësve informacione në kohë reale rreth nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.

“Së bashku me UNDP-në dhe me mbështetje të Projektit për Punësimin të të Rinjve (EYE), sot lansuam Sistemin Informativ të Tregut të Punës. Angazhimi i MPMS-së dhe partnerëve tanë për krijimin e këtij sistemi ka për qëllim t’i ofrojë punëdhënësve dhe punëmarrësve informacione në kohë reale rreth nevojave dhe kërkesave të tregut të punës. Shkëmbimi i informacioneve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve ka qenë sfidë me të cilën jemi përballur dhe ky sistem tash e tutje do të krijojë lehtësira në shkëmbimin real të të dhënave. Orientimi në karrierë i të rinjve, si parakusht për zbutje të papunësisë është objektiv i yni dhe një sistem i shkëmbimit të informacioneve rreth nevojave të tregut të punës do të lehtësojë arritjen e këtij qëllimi”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare…