Thaçi e senatorja amerikane flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

29 nëntor 2018 | 12:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Amerikë, është takuar me senatoren Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me senatoren Joni Ernst, miken time dhe të Kosovës, biseduam për bashkëpunimin dypalësh, për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Senatorja Joni Ernst është nga shteti i Iowas dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona e dëshmon më së miri lidhjen e fortë mes dy popujve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Neymar ka bërë të…