Neymari luajti i lënduar ndaj Liverpoolit

29 nëntor 2018 | 12:14

Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Neymar ka bërë të ditur se ka luajtur I lënduar në ndeshjen ndaj Liverpoolit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“Nuk isha 100 përqind, por, kjo ishte një ndeshje e rëndësishme, kështu që, i lënduar apo jo, duhej të isha atje, në fushë, krahas shokëve”, ka thënë Neymar, i cili realizoi njëri nga golat e fitores për PSG-në.

Paris Saint Germain zë vendin e dytë në grup me 8 pikë, një më pak se Napoli dhe dy më shumë se Liverpooli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës përmes një deklarate për media ka bërë…