Manchester United ia hap derën shitjes së yllit të ekipit në janar

26 nëntor 2026 | 11:36

Manchester United vazhdon të jetë i hapur për shitjen e Marcus Rashfordit, pavarësisht rikthimit të tij në ekipin e parë.

Gazetari Ben Jacobs beson se sulmuesi anglez mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit, nëse klubi merr një ofertë që e konsideron të pranueshme.

“Edhe Rashfordi, mendoj se është në dispozicion për t’u shitur nëse vjen oferta e duhur, pavarësisht se Manchester Unitedi e ka paraqitur rikthimin e tij si një riintegrim në skuadër”, ka deklaruar Jacobs në podkastin “Market Madness”.

Manchester Unitedi po planifikon të përforcojë repartin defensiv dhe atë ofensiv nën drejtimin e Mauricio Pochettinos. Një transferim i mundshëm në sulm mund t’i rrisë edhe më shumë gjasat për largime nga skuadra.

Rashfordi, 29-vjeçar, është rikthyer këtë verë te Manchester Unitedi pas përfundimit të huazimit te Barcelona.

Sulmuesi anglez ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në verën e vitit 2028, por e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet e pasigurt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me humbjen…