Lara Gut i qëndron pranë Behramit

08 gusht 23:39

Valon Behrami (33) nuk është më në planin e trajnerit tē helvetikëve Vladimir Petković. 

Me një telefonatë gjysëm minutëshe ai i sqaroi djalit nga Mitrovica se nuk mund të jetë pjesë e Zvicrës. Në këto kushte aspak të volitshme për luftëtarin, në prehje i ka ardhur bashkëshortja Lara Gut, shkruan albinfo.ch.

33 vjeçari sapo u martua dhe tani ndodhet në qiellin e shtatë. Bashkëshortja Lara Gut jo vetëm që e ka mbështetur privatisht, por edhe në publik.

“Si bashkëshorte e tij, Valonit i qëndroj pranë gjithmonë. Gjithashtu edhe tani!,” thotë mbretëresha e skijimit Lara Gut, për “Blick”. “Unë jam tifozja e tij më e zjarrtë dhe përpiqem të ndjek secilën ndeshje të tij. Por kjo varet edhe nga stërvitjet dhe garat e mia.”

Në të njëjtën kohë Lara thekson se “ai nuk më përzihet në karrierën time, ashtu siç nuk i përzihem unë në karrierën e tij. 

Thjesht ne mbështesim njëri-tjetrin në çdo situatë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA Shqipëri dhe…