Largimi i kanaleve të ‘DigitAlb’-it, KPM-ja i gjobit operatorët me 100 mijë euro

19 janar 2024 | 15:09

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), të premten ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit.

Në rend dite të kësaj mbledhje kanë qenë ankesat e shumta të qytetarëve në lidhje me largimin e kanaleve të “DigitAlb” nga operatorët e shpërndarjes televizive.

Nga 1  deri më 18 janar, KPM-ja ka pranuar 340 ankesa për këtë çështje, ndërsa shumica e tyre janë kundër platformës “Artmotion”, me 221 ankesa, pasuar nga “Kujtesa” me 87, “Ipko” me 23 dhe Teklosi me 9 ankesa.

Dhe për shkak të shkeljeve të shumta, KPM-ja ka gjobitur katër operatorët me 100 mijë euro.

“Duke pasur parasysh gjithë ato ankesa qe kemi pranuar, ne kemi ardhur në përfundim se kemi shkelje të rregullores së KPM-së, nga ‘Ipko’, Kujtesa, ‘Artmotion’ e ‘Telkos’. Ato kanë shkelur nenin 15-të. Gjitha këto dështime në implementim të rregulloreve tona paraqesin dëm të madh drejtuar qytetarëve. KPM-ja do veproj për sanksionimin duke ofruar gjobën maksimale e që është 100 mijë euro. ‘Artmotion’ 64 mijë euro, ‘Kujtesa’ 26 mijë euro, ‘Ipko’ 7 mijë dhe ‘Telkos’ me 3 mijë euro”.

Ai ka thënë se natyra e ankesave është e njëjte, ballafaqim me reklamime mashtrues nga këta operatorë të cilët e kanë ditur se nga 1 janari nuk do i kenë shërbimet e “DigitAlb”.

Mehmeti ka thënë se kontrata  e fundit është bërë më 28 dhjetor pra vetëm tri ditë para se e drejta për shfrytëzim të “Digilalb” të skadojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me…