Largimi nga PSG-ja, reagon Enrique

04 gusht 2023 | 14:01

Trajneri Luis Enrique ka reaguar pas zërave të një dite më parë se mund të lërë ekipin e PSG-së. Përmes rrjeteve sociale, ai ka postuar dy foto nga puna e tij e përditshme me skuadrën parisiene.

Në foton e parë, ai duket i ulur mbi një top në mesin e fushës. Ndërsa në foton e dytë ai është duke bashkëbiseduar me stafin e tij. kjo foto është e shoqëruar edhe nga një koment: “Të gjithë për një, një për të gjithë”. Pra, duket se retë e zeza të shfaqura një ditë më parë janë larguar dhe se puna vijon normalisht te skuadra parisiene. Duket se një epokë e re do të nisë te PSG-ja, që së fundi po  mbyll marrëveshjen për të sjellë në Paris sulmuesin potruges Gonçalo Ramos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri, Idriz Vehapi pas 40 vjetësh ka takuar ish-eprorin e…