Largohen gjyqtarët serbë: Kolegët shqiptarë morën përsipër lëndët tona

07 nëntor 2022 | 12:11

Në valën e dorëheqjeve të zyrtarëve serbë nga institucionet e Republikës së Kosovës, janë larguar edhe gjykatësit dhe prokurorët.

Serbët janë larguar edhe nga sistemi i drejtësisë, duke nisur nga ata që i kanë mbajtur postet më të larta.

Gjyqtari i Apelit në Prishtinë , njëherit anëtar i Këshillit Gjyqësor, Nikola Kabasiq, ka thënë se më nuk kthehet në detyrë, ndërsa pjesën tjetër ia ka lënë politikës.

“Po e bëjë atë që e kam paralajmëruar para dy ditësh. Gjykatësit që dje nuk arritën t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e kanë bërë përmes email-eve. Kolegët tanë shqiptarë dhe punonjësit e administratës qëndrojnë në punë dhe i gjithë stafi administrativ serb dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje. Tani po presim për mënyrën se si do t’ia bëjmë me lëndët që i kemi pasur dhe me pajisjet që i kemi huazuar nga zyrat. Jam duke folur për vetën, nuk do të kthehem. Pjesën tjetër ua lë politikanëve”, ka thënë gjyqtari Kabasiq.

Ndërsa kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, ka thënë se lëndët që i kishin zyrtarët serbë, janë bartur të kolegët e tyre shqiptarë.

“Dje thashë gjithçka që kisha, dhe për sa i përket organizimit të punës, u morëm vesh me kolegët gjatë gjithë mëngjesit dhe bëmë një plan të mirë që të mos humbasim asnjë afat, që gjithçka të jetë në përputhje. Duhet te jete. Kolegët tanë shqiptarë kanë marrë përsipër lëndët tona, lëndë që janë të natyrës urgjente dhe mendoj se për momentin kanë problem të madh se si ta organizojnë të gjitha”, ka thënë Ljiljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Sot është njoftuar se deputetët nga Lista Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…