Largohet deponia inerte në fshatin Llapushnik

05 qershor 2020 | 11:47

Është bërë largimi i mbeturinave në pjesën hyrëse dhe jashtë rrethojës së deponisë inerte në fshatin Llapushnik, e cila ka qenë e bllokuar në hyrjen kryesore duke e bërë deponinë jo funksionale.

Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat inerte në deponinë e destinuar t’i hedhin në pjesën e brendshme (pasi ekziston hapësirë e mjaftueshme) e jo në hyrje të saj.

“Hedhja e mbeturinave në pjesën hyrëse paraqet problematikë duke bllokuar pjesën e brendshme të saj dhe duke e bërë jo funksionale deponinë. Me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave jashtë rrethojës, deponia do të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme nga inspektorati në bashkëpunim me zyrtarët e DSHPE/së, në mënyrë që të parandalohet hedhja e mbeturinave në hyrje dhe jashtë saj, ku për të gjithë ata të cilët praktikojnë një gjë të tillë do të merren masa sipas ligjeve në fuqi”, ka njoftuar komuna e Drenasit.

Kjo deponi është caktuar nga komuna e Drenasit për hedhjen e mbeturinave inerte nga qytetarët, në mënyrë që të parandalohet krijimi i deponive ilegale me përmbajtje të mbeturinave inerte.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që mbeturinat inerte ti hedhin në pjesën e brendshme të deponisë. Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, janë larguar deponitë ilegale edhe në fshatin Gllobar, Baicë e Polluzhë dhe ditëve në vazhdim do të largohen deponitë ilegale edhe në vendbanime të tjera”, është theksuar në njoftimin e komunës së Drenasit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afro- amerikani George Floyd i cili u vra nga një…