Larja e fytyrës për 60 sekonda bën diferencën

19 nëntor 22:19

Mesa duket, një fytyrë e lëmuar dhe me shkëlqim nuk kërkon gjithmonë produkte të shtrenjta për kujdesin e lëkurës. Sekreti për një pamje të bukur është i thjeshtë dhe varet nga kohëzgjatja e larjes së fytyrës tuaj.

Siç rezulton, ne duhet të fillojmë t’i kushtojmë më shumë vëmendje kësaj çështjeje pasi së shpejti mund të përfitoni rezultate të shkëlqyera.

Ne duhet të kalojmë pak më shumë kohë me larjen e fytyrës. Zakonisht ne e pastrojmë fytyrën vetëm për 15 sekonda dhe kjo pasohet me puçrra, akne apo yndyrë, prandaj rekomandohet që ta bëjmë për 60 sekonda.

Gjatë ditës, mund të grumbullohen shumë baktere në lëkurë së bashku me grimin që mund të futet brenda poreve tuaja. Nëse ju i kushtoni më shumë kohë larjes së fytyrës, kjo do të bëjë që ta pastroni atë deri në thellësi. Kjo çon në një pamje të përmirësuar dhe lëkurë më të butë.

Për ta pastruar më mirë lëkurën tuaj këshillohet të përdorni vaj ose xhel, masazhojini me kujdes zonat rreth syve, hundës, ballit dhe qafës. Për ta bërë procedurën edhe më të këndshme, ju mund të fërkoni butësisht fytyrën tuaj ndërsa dëgjoni këngët tuaja të preferuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florim Ejupi që akuzohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, se…