Latifi: Ardian Gjini është ndër kandidaturat më serioze për kryeministër, politikan i formuar dhe me ide konkrete
13 maj 2026
| 22:27
Analisti, Blerim Latifi, tha se “Ardian Gjini është një nga kandidaturat më serioze dhe figura më e kompletuar e AAK-së në shumë aspekte”.
“Ardian Gjini përfaqëson një politikan të formuar, me përvojë të gjatë në jetën institucionale…Mendoj që kandidatura e tij për kryeministër është një nga kandidaturat më serioze që i kemi në këto zgjedhje. Ardian Gjini është një politikan që është i interesuar për ato që më së shumti i mungojnë skenës politike që janë idetë konkrete si me u dhanë rrugëzgjidhje problemeve të shumta”, tha Latifi në Pressing.



