Latifi, Cormierit: Boll u fshehe, ma jep shansin që meritoj

24 korrik 2018 | 10:26

Daniel Cormier ka deklaruar se i kanë mbetur edhe dy ndeshje përpara se t’i varë dorezat në gozhdë, por kohët e fundit shumë luftëtarë e kanë sfiduar kampionin e dy peshave të ndryshme.

I fundit është suedezi me origjinë shqiptare, Ilir Latifi, i cili ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në UFC dhe aktualisht është një nga luftëtarët më në formë të peshës “light-heavyweight”.

“Kampion, përse vazhdon të fshihesh. Unë jam kundërshtari i duhur ndaj të cilit duhet ta mbrosh titullin. Nëse nuk do të ndeshesh me Alex, atëherë ndeshu me mua. Boll u fshehe kampion, ma jep mundësinë time. Respekt”, ka shkruar Latifi në “Instagram”. Daniel Cormier sapo ka mposhtur Stipe Miocic në peshën e rëndë dhe kërkon një ndeshje prej multi milionë dollarësh ndaj yllit të WWE, Brock Lesnar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja A e Kosovës në hendboll do të luajë dy…