Latifi: Driton Tali po mendon se me tremb me padinë e tij

26 maj 2020 | 13:44

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit sa ishte kryeministër, Blerim Latifi, ka reaguar pas padisë që ia ka Driton Tali, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Profesori universitar e ka quajtur Talin analfabet dhe servil. Sipas tij, padia ndaj tij është kurdisje e Talit.

“Driton Tali-Kali po mendon se me tremb me padinë e tij. Se është i padijshëm dhe sharlatan e tregon qysh ne fjalinë e tij të parë ku shkruan se me ‘sabah ju kurdis padia Blerim Latifit’. Shikoni sa analfabet është: nuk di të dalloj fjalët ‘padis’ dhe ‘kurdis’. Në fakt, e tërë e ashtuquajtura ‘padi e tij’ është kurdisje e tij prej mjerani. Takimet e tij me kryeministrin Thaçi në pranverën e vitit 2010 janë gjëra publike, të njohura nga të gjithë në ato kohë. Edhe ato në zyrën e Thaçit. Me padi të shpifura nuk mundet t’i fsheh servilosjet e tij të dikurshme dhe t’i arsyetoj ato të sotmet. Unë nuk i trembem as këtij mjerani dhe askujt tjetër, sepse kurrë në jetë se kam futur në pazar nderin dhe krenarinë time. Rrjedhimisht as drejtësisë, e cila Driton mjeranit do t’ia përplas fytyrës gomarllëqet e tij”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se presidenti…