Latifi viziton festivalin “AgroFesta”

15 shtator 2019 | 15:45

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar festivalin “AgroFesta”, një organizim i krushjanëve që feston kultivimin dhe traditën e perimekulturës në këtë rajon.

Me këtë rast, Latifi ka thënë se Komuna e Rahovecit sivjet ka rritur mbështetjen për këtë festival i cili tashmë është tradicional dhe i cili po i sjell Krushës e Rahovecit vizitorë nga anembanë Kosova.

“Kjo përkrahje dëshmon fokusimin tonë serioz për fermerin dhe bujqësinë. Fermerët në përgjithësi dhe gratë fermere në veçanti, me prodhimet e tyre që kanë destinacion Kosovën dhe shtetet e jashtme, tregojnë se Kosova ka kapacitete të larta për të prodhuar produkte cilësore. I jam shumë mirënjohës qytetarëve të Krushës së Madhe dhe organizatorëve për promovimin e vlerave të këtij fshati dhe Rahovecit në përgjithësi, diçka që të gjithë neve na bën shumë krenarë!”, ka thënë Latifi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës janë mbajtur dëgjimet…