Laura e artë në Sarajevë

07 korrik 2019 | 17:59

Laura Fazliu është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Garuesja e Kosovës fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë. Në finale, Laura mundi holandezen, Nadia Krahten.

Pas Flaka Loxhës që fitoi të shtunën medaljen e artë në -57 kg, edhe Laura sot ngriti flamurin e Kosovës dhe himnin tonë në Sarajevë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ministri…