Laura Fazliu, afër medaljes së bronztë botërore

17 tetor 2019 | 16:02

Laura Fazliu është shumë pranë fitimit të medaljes së bronztë në kampionatin botëror të juniorëve, që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Xhudistja jonë, kategoria -63 kg, është një fitore larg të bronztës, të cilën po e kërkon përmes repesazhit. Laura deri më tani shënoi katër fitore, kurse një humbje e pësoi në çerekfinale. Në repesazh mposhti gjermanen, Annabelle Winzig me Ippon, ndërsa tani e pret çekja, Renata Zachova.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila në kategorinë -57 kilogramë, shënoi një fitore, për t’u ndalur në raundin e tretë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë më parë mori për herë të gjashtë në…