Laura Fazliu kalon në çerekfinale të Botërorit të xhudos

16 qershor 2025 | 14:26

Laura Fazliu po shfaq formë të lartë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë. Xhudistja kosovare është kualifikuar në çerekfinale të këtij kompeticioni, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, Fazliu e eliminoi me Ippon italianen Carlotta Avanzato.

Paraprakisht, Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Natalia Kropska, po ashtu me Ippon. Në çerekfinale, Fazliu do të përballet me brazilianen Rafaela Silva.

Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëror. Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni i njohur kosovar, Shkëlzen Jusaj, pronar i rrjetit më…