Alaba nuk largohet nga Reali
E ardhmja e David Alabas te Real Madrid ka qenë e pasigurt muajt e fundit për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme që e kanë mbajtur jashtë fushave. Mbrojtësi austriak ka kontratë deri në qershor 2026 dhe ka vendosur të qëndrojë në klub, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm.
Alaba ka pasur ndikim të madh në sezonin e parë me Realin, por dëmtimet e fundit dhe paga e lartë prej 13 milionë eurosh në sezon kanë ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij. Sipas gazetës “AS”, Alaba ka bërë të qartë se dëshiron të përmbushë kontratën dhe të qëndrojë te Real Madridi deri në vitin 2026. Klubi madrilen e respekton këtë vendim dhe vlerëson profesionalizmin e tij, duke i dhënë mundësinë të kontribuojë edhe në fazën e fundit të karrierës së tij në “Santiago Bernabeu”.



