Lavrovi: Rusia s’duhet t’i ndërpresë marrëdhëniet me ShBA-në, të dialogojmë

06 prill 2023 | 08:44

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov iu përgjigj pyetjes së një gazetari të mërkurën në lidhje me marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara, e cila vazhdon të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

“Ne jemi vërtet në një fazë të nxehtë të luftës, sepse nazistët ukrainas po përdorin armë amerikane, para së gjithash.

Dhe administrata amerikane vazhdon të kërcënojë se do të dërgojë sisteme armësh me rreze më të gjatë dhe më vdekjeprurëse”, tha Lavrovi.

“Por, megjithatë, unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë t’i mbështetim marrëdhëniet tona dhe shpresojmë që amerikanët të zgjohen menjëherë dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve. Nuk do të duhet të presim shumë”.

Gjatë gjithë konfliktit presidenti rus Vladimir Putin e ka  cilësuar vazhdimisht pushtimin e tij  të Ukrainës, një vend me një president hebre si një fushatë të supozuar “denazifikimi”, një përshkrim i hedhur poshtë nga historianët dhe analistët politikë.

Vitin e kaluar, Lavrov u përpoq të justifikonte qëllimin e Moskës  për “denazifikimin” e Ukrainës duke pretenduar se Adolf Hitleri kishte “gjak hebre” dhe se “antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka raportuar për shtrenjtim të…