Lavrovi thotë një marrëzi: Masakra në Bucha të Ukrainës, e trilluar si masakra e Reçakut

27 maj 2022 | 08:06

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i ka quajtur trillime dy masakra, një që është kryer në Kosovë gjatë luftës nga forcat serbe, atë në Reçak dhe masakrën e Buchas në Ukrainë, të kryer së fundmi nga forcat ruse.

Dy masakrat Lavrov i ka quajtur “skema të njëjta” që, sipas tij, janë të përgatitura.

Lavrov, në një intervistë për “Sputnik”, të transmetuar edhe nga B92, ka folur për masakrën e Reçakut, që ishte dëshmuar nga kreu i OSBE-së, William Walker, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sipas Lavrovit, është zbuluar se trupat e të masakruarve në Reçak nuk ishin të civilëve, por të militantëve, të cilëve u ishin ndërruar rrobat për t’u dukur civilë.

“Është bërë e njëjta gjë më 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është skema e njëjtë. Funksionin, pa marrë parasysh e bind dikë apo jo. As që iu desh që ta bindin dikë. Ata bombarduan Jugosllavinë dhe shpallën Kosovën të pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Vetëm thanë: kështu do të jetë”, ka thënë kryediplomati rus.

Deklarata të tilla janë dëgjuar edhe më parë nga zyrtarë serbë, të cilët mohojnë masakrat e kryera në Kosovë gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit ndërmjet viteve 1998-’99.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Romaric Godin “Festa” në tregun e kriptomonedhave duket se…