Lazio ‘blindon’ Immobilen

31 gusht 2020 | 18:15

Sulmuesi Ciro Immobile ka nënshkruar kontratë të re me Lazion, e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin italian deri në verën e vitit 2025.

“Lajmi i sotëm është se Ciro Immobile i është përkushtuar Lazios për edhe pesë vjet, deri më 2025”, thuhet në një njoftim të Lazios.

Immobile e fitoi “Këpucën e Artë” në Evropë sezonin e kaluar, duke i mposhtur në garë Robert Lewandowskin e Bayern Munichut dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit. Ai i shënoi 36 gola në 37 ndeshje në Serinë A sezonin e fundit. Në total, Immobile i ka shënuar 125 gola në 178 ndeshje për Lazion, së cilës iu bashkua më 2016. Ai do t’i fitojë 4 milionë euro në vit në Lazio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar se e ka vazhduar…