Lazio deklasoi Milanin

26 prill 2021 | 22:50

Lazio i ka dhënë sot një shuplakë të madhe Milanit, duke e mundur me shifrat 3-0 dhe vënë në rrezik gjithë sukseset e arritura nga skuadra e Piolit deri më tani.

I jashtëzakonshëm Angel Correa në këtë ndeshje, teksa ishte pikërish argjentinasi që shënoi dy nga tre golat e ndeshjes. Fillimisht ai tundi rrjetën në minutën e 2-të.

Në pjesën e dytë Lazio u tregua akoma më e fortë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Correa fiksoi shifrat në 2-0 në minutën e 51.

Në fund Lazio gjeti edhe golin e tretë me Immobiledhe vulosi këtë triumf. Me këtë humbje Milani renditet e pesta, në zonën e Europa League.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se…