Lazio fiton derbin ndaj Napolit

20 dhjetor 2020 | 22:56

Lazio rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A duke marrë një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Napolit. Në “Olimpico” sfida nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Inzaghit.

Bardhekaltrit shënuan që në minutën e 9-të me Immobilen, i cili shfrytëzon më së miri me kokë një krosim të Marusiq nga krahu i majtë. Në fillimin e pjesës së dytë Luis Alberto shënoi një gol shumë të bukur duke i vënë vulën kësaj ndeshje.

Sa i përket shqiptarëve, Muriqi hyri në fushë në minutën e 67-të, por nuk mundi që të linte gjurmë. Strakosha, Aliaj (portieri i tretë i Lazios), Hysaj dhe Rrahmani e shijuan ndeshjen nga stoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të dyshuar janë arrestuar këtë të diel në Podujevë…