Podujevë, arrestohen për vjedhje dy të rinj

20 dhjetor 2020 | 22:42

Dy të dyshuar janë arrestuar këtë të diel në Podujevë për vjedhje të rëndë dhe për vjedhje të shërbimeve.

Këtë për “Klankosova”,  e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe janë realizuar 2 urdhëresa te gjykatës”.

“Personat e arrestuar janë: B. M, mashkull, 23 vjeç, ( urdhëresë gjykatës për vjedhje të rëndë), dhe F.O mashkull, 23 vjeç, ( 1 urdhërese te gjykatës për vjedhje të shërbimeve)”.

“Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar ne vuajtje të dënimit”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoxhe Halil Kastrati, themeluesi i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”…