LB-ja nderon dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi

02 dhjetor 2018 | 17:33

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, udhëheqja e Lëvizjes për Bashkim (LB) ka bërë homazhe pranë varreve të këtyre dëshmoreve të UÇK-së.

Kryetari i LB-së, Valon Murati, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se në historinë e luftës çlirimtare lartë do të qëndrojnë emrat e Hyzriut dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

“Sot nderuam dëshmorët e shokët tanë Hyzri Tallën, Ilir Durmishin e Afrim Maliqin. Në historinë e luftës sonë çlirimtare të LKÇK-së e UÇK-së, lartë do të qëndrojë emri i Hyzriut, si një prej figurave qendrore të organizimit të luftës çlirimtare jo vetëm në Zonën Operative të Llapit, por edhe në atë të Shalës e Karadakut dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që deri në ditën kur ranë heroikisht ishin në shërbim të organizimit e luftës çlirimtare Ilir Durmishit dhe Afrim Maliqit. Eltës, Elsës e Bardhit sot më shumë se t’i ngushëllojmë u thamë se duhet të qëndrojnë të fortë e krenar për baballarët e tyre, të cilët me mungesën e tyre çdo ditë na e dëshmojnë sesa e shtrenjtë është liria që e kemi sot. Nderim i përjetshëm për Hysin, Ilirin e Afrimin”, ka shkruar Murati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka folur për…